Mustafa: Nuk do t’i heqim autobusët pa marrë ndonjë vendim nga komuna e Prishtinës

Kryetari i Shoqatës së Transportit të Podujevës, Beqir Mustafa i ftuar në emisionin Për ditë të mbarë të RTV21, në lidhje me çështjen e operatorëve të transportit në Podujevë-Prishtinë të autobusëve thotë se kjo grevë nuk do të ndalet derisa të ketë një vendim.

“Greva ka nisur dje dhe do të zgjatë deri të merret vendimi, qoftë nevoja edhe një muaj, dy dhe tre. Ne nuk do të punojmë, nuk kemi levërdi, ne jemi 30 kompani. Këta kanë lëshu autobusa, në Podujevë kanë lëshuar minibusa, na shkojmë me 10 udhëtarë, ose ken ame punu ose kemi me u dorëzu krejt”, tha Mustafa.

Sa i përket takimeve me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, Mustafa për RTV21 u shpreh se ata nuk kanë marrur asnjë njoftim nga Rama.

“Nuk na ka njoftuar kurgjo, komandanti para një ore ka thirrë janë shku ekipi nja 6 veta, kur të dalin munden me njoftu se qfarë vendimi kanë marrë se ne nuk e kemi ndërmend mi hjekë autobusat këtu pa marrë vendim”, deklaron ai.

Linjat e autobusëve Podujevë-Prishtinë kanë hyrë dje në grevë, duke lënë pa transport qindra udhëtarë që përdorin këto linja çdo ditë.

Shkaku i kësaj greve është vendimi i Komunës së Prishtinës për ndalimin e hyrjes së autobusëve në vendin ku zakonisht stacionohen autobusët nga Podujeva.

Përfaqësuesit e kompanive të linjës së autobusëve nga Podujeva e kanë cilësuar këtë vendim si të padrejtë dhe kanë akuzuar komunën e Prishtinës për hakmarrje. /21Media

Policia gjobit operatorët e linjës Podujevë-Prishtinë që po protestojnë para Komunës

Podujevë – Autobusët që protestuan ndëshkohen nga Policia

Show More
Back to top button