Grabitja e armatosur në Prishtinë, deklarohen nga Prokuroria për RTV21

Deri më tani nuk ka ndonjë person të dyshuar që është ndaluar lidhur me e grabitjen e armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon i cili transportonte para në lagjen Veternik të Prishtinës.
Kështu ka konfirmuar për portalin rtv21.tv Kaltrina Shala zyrtare për Media dhe Informim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
“Ju informojmë, se deri më tani nuk ka ndaluar asnjë person ndërkohë hetuesit policorë në koordinim dhe në bashkëpunim me Prokurorinë janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit në fjalë për më shumë informacione ju njoftojmë në fazat e mëtutjeshme”, ka thënë Shala për rtv21.tv.
Ndryshe, përveç punëtorit të sigurimit i cili mbeti i plagosur, po raportohet se edhe një person tjetër që është plagosur dhe sipas mjekut kujdestar është në gjendje të rëndë shëndetore dhe është duke iu nënshtruar operacionit në QKUK./21Media
Nga grabitja e armatosur në Prishtinë, dërgohet në emergjencë edhe i plagosuri i dytë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?