Kaloni te përmbajtja kryesore

Tre të lënduar në një aksident në Klinë

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku të martën në fshatin Zajm të Klinës.

Lajmin  për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se të lënduarit janë rrugës për në Emergjencë në Spitalin e Pejës.

“Rreth orës 09.23 minuta, policia është njoftuar se në fshatin Zajm të Komunës së Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin kanë qenë të përfshira tri vetura. Tre persona janë lënduar dhe se të tre janë rrugës për në Emergjencë në Spitalin e Pejës”, tha Gashi./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button