Kasapolli: Vetëvendosje ka tendenca ta shtyjë procesin deri në zgjedhjet lokale

 

Kasapolli: Vetëvendosje ka tendenca ta shtyjë procesin deri në zgjedhjet lokale

Ish ambasadori Gëzim Kasapolli, në emisionin “Click” në RTV21 tha se ka zbrastësi ligjore të cilat do të ia mundësonin Vetëvendosjes shtyrjen e procesit deri në zgjedhjet lokale.

“Lëvizja Vetëvendosje e ka të drejtën për ta propozuar Kryetarin  e Kuvendit a do ta shfrytëzojë këtë të drejtë, ajo mbetet te ta , Kushtetua nuk e ka paraparë çka nëse nuke vlerëson atëherë prapë duhet t’I drejtohet Gjykatës Kushtetuese  e gjitha kjo lojë politike unë besoj që do të shpie deri te ajo që Lëviozja Vetëvendosje ka tendenca që ta shtyjë këtë proces deri në zgjedhjet lolakel dhe të hyjë në process të përbashkët të zgjedhjeve lokale dhe parlamentare”, tha ai.


Kush çka shkeli? , Kasapolli: Frika nga pushteti po i shtynë partitë ta zhagisin procesin

Ish Ambasadori Gëzim Kasapolli në emsionin ”Click” në RTV21 duke komentuar situatën në qeverinë e Kosovës, e vlerësoi si të komplikuar.

“Nëse ne e themi sot se qeveria sot duhet të dorëhiqet, në qoftë se kemi zhagitje të  procesit kush do ta bartë përgjegjësinë e funksionimit të shtetit, të gjitha këto po e ushqejnë politikën tonë në kuptimin e avancimit e pozicioneve të veta.”, tha ai

Sipas tij të gjitha partitë polititke kanë tentuar që ta zhagisin procesin.

“Frika nga pushteti nga përgjegjësia po i shtyjen të gjitha partitë politike ta zhagisin këtë proces, me ditën e sotme kronometri filloi të ecë të gjitha insitucionet janë vërë para aktit të kryer… unë e kam parë gjithmonë se jo dozë e kreativietit të Kurtit dhe qeverisë ka qenë prezente”, tha ai./21Media

Back to top button