Tre të lënduar nga vetaksidenti në Balloc të Podujevës

Tre persona janë lënduar, përfshirë një shtetase të Hungarisë, dhe dy kosovarë, nga një vetaksident në fshatin Balloc të Podujevës, të shtunën.
Në raportin 24-orësh policia njofton se vetaksidenti është shkaktuar nga pakujdesia
Të lënduarit të gjithë janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të marrë tretman mjekësor .