Vrasjet e fundit, Çitaku kërkon reagimin e shtetit

Pas vrasjes së një polici mbrëmë në Kaçanik ka reaguar Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku. Ajo ka kërkuar veprime konkrete nga shteti për parandalimin e vrasjeve.

“Mbrëmë, në një akt që trondit thellë ndërgjegjen e çdo qytetari, një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra në hyrje të shtëpisë së tij. Një njeri i uniformës, simbol i rendit dhe sigurisë, u bë viktimë në vendin që duhej ta kishte më të shenjtë: në prag të shtëpisë së tij”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Ajo ka adresuar kritika për mungesën e reagimit dhe paralizimin e qeverisë përballë krimit të organizuar dhe dhunës.

“Nuk ka më kohë për deklarata boshe. Duhet veprim. Duhet përgjegjësi. Duhet të rikthehet shteti. Përndryshe, shumë shpejt, askush nuk do të ndihet i sigurt askund”, përfundoi Çitaku reagimin.

Theksojmë se në 10 ditët e fundit, në Kosovë kanë ndodhur pesë vrasje./21Media

Back to top button