Haradinaj: Hiqni çdo taksë ndaj SHBA-së

Lider i AAK , Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës heqjen e traifës prej 10% ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Hiqni çdo taksë ndaj SHBA-së”, ka shkruar ai në Facebook, përcjell portali rtv21.tv

Heqjen e taksës e ka kërkuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe Oda Amerikane e Kosovës.

Në anën tjetër Qeveria e Kosovës  ka thënë se janë duke e shqyrtuar këtë çështje.

Derisa PDK është zotuar se nëse vijnë në pushtet do ta heqin menjëherë këtë taksë./21Media

Back to top button