“Spider-Man” qarkullon rrugëve të Shkupit, kalon në dy vija të plota

Një person i maskuar si “Spider-Man” sot është parë rrugëve të Shkupit. TV21 ka siguruar pamje nga personi në fjalë, duke bërë lëvizjet e karakterit të famshëm të filmave “Marvel”.
Personi i maskuar si “njeriu merimangë” kaloi dy vijat të plota në rrugën “Filipi i II i Maqedonisë”, respektivisht në rrugën përballë Qendrës Tregtare të Qytetit. A do ta gjobisë Policia “njeriu merimangë”?