Reagon ambasadori britanik: Kosova urgjentisht ka nevojë për një kuvend dhe qeveri funksionale

Pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës ka reaguar Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Ai ka thënë se urgjentisht Kosova ka nevojë për një kuvend dhe qeveri funksionale.

“Më shumë se dy muaj që prej kur populli i Kosovës votoi në zgjedhje, Kosova urgjentisht ka nevojë për një kuvend dhe qeveri funksionale. Populli ka të drejtë të presë që liderët e tyre politikë të punojnë së bashku në interes kombëtar”, ka shkruar Hargreaves./21Media

Back to top button