Të shtëna me armë zjarri në Pejë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot rreth orës 12: 00 në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Pejë.
Lajmin për mediat e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Rreth orës 12:00 kemi pranuar se ka të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’ në Pejë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha ai./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?