Rexhaj: Asnjë arsye programore nga LDK e PDK, vetëm çështje personale

Analisti politik Shkodran Rexhaj, në “Click” të RTV21, ka kritikuar qasjen e LDK-së dhe PDK-së ndaj ftesës së Albin Kurtit për takim.
Sipas tij, arsyetimet e dy partive nuk kanë pasur asnjë bazë programore, por janë ndërtuar mbi çështjet personale.
”Në refuzimin e LDK-së, por edhe në reagimin e PDK-së të ishin renditur 20 arsye, asnjë arsye për çështje programore. Të dyja subjektet kanë dhënë arsye për çështje personale. Për ofendim dhe gjuhën e përdorur”, tha Rexhaj./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?