”Para e pozita”, Jashari: Ka pasur përpjekje nga VV-ja për t’i peshkuar tre deputetë të LDK-së

(Lajm i përditësuar)
”Para e pozita”, Jashari: Ka pasur përpjekje nga VV-ja për t’i peshkuar tre deputetë të LDK-së
Analisti politik Shemsi Jashari, në ”Click” të RTV21, tha se sipas burimeve të tij, VV-ja ka pasur tentativa për të “peshkuar” të paktën tre deputetë të LDK-së, me oferta që përfshinin ”shuma marramendëse parash dhe pozita të rëndësishme”.
”Përpjekje për t’i peshkuar, ka pasur së paku për tre deputetë, ka shumë llafe se i janë ofruar shuma marrëmendese e pozita”, tha Jashari.
Jashari: Kurti e ka izoluar vetën, nuk do të mund të mbijetojë kundër gjithë botës
Duke komentuar reagimin e sotëm të ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, për bllokimin e konstituimit të Kuvendit, analisti politik Shemsi Jashari në ‘Click’ të RTV21 tha se kjo është njëra nga arsyet pse Kurti i ka dërguar ftesë për takim PDK-së dhe LDK-së.
”Kurti e ka izoluar vetën në një ishull keq me të gjithë, tashmë edhe nëse opinioni publik i kthehet kundër ai nuk mundet me mbijetu nëse kthehet kundër gjithë botës, me hap një front”, tha Jashari.
“Kryeneqësia e kopjuar”, Jashari kritikon qasjen e LDK-së ndaj Kurtit
Analisti politik Shemsi Jashari, në emisionin “Click” në RTV21, ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke kritikuar mënyrën se si LDK-ja dhe kreu i saj, Lumir Abdixhiku, po i qasen situatës me Albin Kurtin. Sipas Jasharit, LDK-ja po imiton sjelljet kryeneçe të Kurtit,
”LDK dhe Abdixhiku edhe gjatë fushatës i kanë kopjuar disa sjellje të Kurtit, duke qenë kryeneq nëse Kurtit i ka shkuar, Abdixhikut nuk mund t’i shkojë’. LDK nuk njihet si arrogante, nëse ipet përgjigja menjëherë ka një dozë të arrogancës. PDK dhe LDK nuk duhet tia sigurojnë Kurtit një strehë ku aj do të ndihet se aj e ka kryer punën e vetë”, tha Jashari ndër tjera.
“Seriali në Kuvend” Jashari: Refuzimi për takim po i jep kredit të pamerituar Kurtit
Shemsi Jashari analist politik në ”Click” të RTV21 tha se me letrën e Albin Kurtit dërguar sot PDK-së dhe LDK-së po kuptohet që qytetarët kanë filluar ta kuptojnë që Albin Kurti po e bllokon konstituimin e Kuvendit.
Lidhur me këtë, Jashari tha se edhe pas dështimit të seancave konstituimit të Kuvendit të cilat i quajti ”serial” Kurti ka hezituar të flas.
”Reflektim i asaj që opinoni publik ka filluar të kuptoj që Kurti është pengesa, si dhe reagimet e ambasadorëve në Kosovë prej shteteve mike”, tha Jashari.
”Liderët duhet ta vendosin interesin e shtetit përpara dhe të shkojnë në takim, refuzimi i takimit i jep një kredit të pa merituar Kurtit”, tha Jashari./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?