​Ushtria e Shqipërisë zhvillon stërvitje me aleatët e NATO-s në Bullgari

Efektivët e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të Forcës Tokësore, të cilët janë të angazhuar në misionin “eVA 05” në Novo Selo, Bullgari, pjesë e grup-batalionit të NATO-s (Forward Land Force, Battle Group, Bulgaria) kanë zhvilluar veprime të luftimit në qendrat e stimuluara në nivel grup-batalioni, krah trupave aleate.

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Shqipërisë, Pirro Vengu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka ndarë disa momente nga kjo stërvitje, ku është shprehur se “stërvitjet synojnë rritjen e ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave aleate, duke përgatitur efektivët për të vepruar së bashku në mënyrë sa më efektive”. /21Media

Back to top button