Caktohet data e gjyqit ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar datën se kur do të dalin para gjyqit tre të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

“Seanca gjyqësore është caktuar më 4 qershor 2025 në ora 13:10”, tha për portalin rtv21.tv, zëdhënësja për media e Gjykatës  Themelore e Prishtinës Mirlinda Gashi.

Seanca fillestare ndaj tyre është mbajtur më 31 janar të këtij viti, ku bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli, është deklaruar i pafajshëm, Granit Plava është mbrojtur në heshtje, teksa Kushtrim Kokalla s’është deklaruar fare rreth fajësisë.

Derisa fajësinë e kishte pranuar Tom Dodaj i cili akuzohet për shitjen e armës me të cilën u krye vrasja.

Back to top button