Arrestohet një person në vendkalimin kufitar në Merdarë

Një person është arrestuar në vendkalimin kufitar në Merdare. Të njëjtit pas kontrollit në veturën e tij i është gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike.
Sipas raportit 24 orësh nga policia thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.
“SPK Merdarë 24.05.2025-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?