Kaloni te përmbajtja kryesore

Në korrik prapë zgjedhje? Tahiri e lë të hapur këtë mundësi

(Lajm i përditësuar)


Në korrik prapë zgjedhje?,  Tahiri e lë të hapur këtë mundësi

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, në emisionin “Click” në RTV21 e la të hapur mundësinë që në muajin korrik të këtij viti vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje.

Fillimisht ai tha se është e pamundur që të mbahen së bashku zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare.

“Zgjedhjet nacionale, në rast se i përsërisim, mund të jenë në mes të korrikut apo në shtator”, tha ai.


“Jemi unik si grup parlamentar”, Tahiri këmbëngul: Nuk shohim mundësi bashkëpunimi me Kurtin

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, në emisionin “Click” në RTV21 tha se PDK nuk ka zhvilluar takime me LVV-në për mundësi bashkëpunimi në qeverisje.
“I kemi vënë pikat sepse nuk e pranojmë dot një qeveri që ka politika të tilla energjetike”, tha ai.

Tahiri shtoi se edhe në këtë rast nuk mund të bashkëpunojnë, derisa mohoi që ndonjë deputet i PDK-së të jetë kontaktuar për ofertë nga Kurti.
“Ne si grup parlamentar jemi unik, nuk ka pasur asnjë zë i cili lë me kuptu që mund të lëvizë, s’ka pasur asnjë kërkesë të ndonjë deputeti që të dalë jashtë qëndrimit të PDK-së”, tha ai.


“A i mori paratë nga Martin Berishaj?”, Tahiri: Nga 2017–2021 Kurti shpenzoi 4.5 milionë euro në rrjete sociale

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, në emisionin “Click” në RTV21 akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje për manipulim të publikut, përfshirë rrjetet sociale.

“Ne e kemi bërë një vlerësim, sepse sot është e lehtë të bëhet auditimi dhe me pa sa kushton kjo maqineri në rrjetet sociale. Dhe nga viti 2017 deri në vitin 2021 ka dalë se Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzu diku afër 4.5 milionë euro vetëm në rrjetet sociale. Ku i mori ato para, nga erdhën? A është GEN-i që i financoi në atë periudhë, a është Martin Berishaj, sekseri që i ka sjellë cash ato para?”, tha ai.


Tahiri: ZRrE-ja e varur nga Vetëvendosja, shpresë mbeten gjykatat

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, në emisionin “Click” në RTV21 tha se pa arritur të konstituohet Kuvendi, nuk do të mund të bëhet asgjë për t’i pezulluar vendimet e ZRrE-së.

“Ne, pa arritur ta bëjmë shumicën, nuk do të mund të bëjmë asgjë për ta shkarkuar këtë bord kriminal. Më vjen keq, të gjitha angazhimet… vërtetë duhet ta quajmë bord kriminal. Ky institucion, i kapur nga Lëvizja Vetëvendosje, po e bën këtë vend të pajetueshëm”, tha ai.

Ai tha se e kanë shpresën te gjykatat e rregullta dhe tregoi se juristët e PDK-së janë duke punuar dhe nesër do të vendosin nëse kanë bazë të mjaftueshme për ta.
“Shpresojmë shumë se do t’i japim argumentet e mjaftueshme”, tha ai.


Tahiri: Kurtin më shumë e kemi parë si sundimtar e jo si qeveritar

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, në emisionin “Click” në RTV21 kritikoi qeverisjen e kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Ai tha se Kurti nuk po sillet si qeveritar.

“Në këtë periudhë, Kurtin më shumë e kemi parë si një sundimtar sesa si një qeveritar, e do të duhej me qenë një qeveritar”, tha ai.


Tahiri: Më e keqe se bllokada në Kuvend, është nëse Kurti arrin ta bëjë qeverinë

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, në emisionin “Click” në RTV21 tha se më e keqe se bllokada aktuale në Kuvendin e Kosovës është nëse Albin Kurti do të arrinte ta formonte Qeverinë.

“Sepse mendoj që këta prodhues atëherë kanë me pa tmerrin e vërtetë, atëherë Kosova ka me hy në një fazë shumë të rrezikshme, shumë të dëmshme që mendoj se ka me u zvogëlu edhe më shumë në numrin e popullsisë, ka me u zvogëlu edhe në biznese, dhe ju e shihni ata që e mbajnë ekonominë e vendit”, tha Tahiri.


Tahiri: ZRrE-ja vepron nën ndikimin e Kurtit, ai sillet si shef i saj

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, duke komentuar takimin e kryeministrit në detyrë Albin Kurti me përfaqësuesit e bizneseve për të diskutuar për daljen e tyre në treg të lirë të energjisë.

Ai në emisionin “Click” në RTV21 tha se Kurtit nuk i takon të negociojë me bizneset, duke ditur se ZRrE-ja është e pavarur.

“Kurti nuk është adresë për me negociu çmimet për energjinë elektrike… kjo i bie që zoti Kurti është një shef i ZRrE-së dhe se ZRrE-ja vepron nën diktatin e Kurtit”, tha ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button