Kaloni te përmbajtja kryesore

Musliu: Kurti na tha mos me leni në lloç

(Lajm i përditësuar)


Musliu: Kurti na tha mos me leni në lloç

Njazi Musliu, pronar i kompanisë “Euro Metal”, në emisionin “Click” në RTV21 tha se gjatë takimit me bizneset, kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk hoqi dorë nga vendosja e bizneseve në treg të lirë të energjisë elektrike.

“U mundonte në një farë forme me na bind, edhe i përdori disa shprehje të tij, po e citoj: unë nuk ju lo në lloç juve, po as ju mos me leni në lloç, de facto hyni ju në qet qorrsokak e tani e shohim se çka mundemi me bo”, tha ai.


Musliu: Detyrohemi të ulim numrin e punëtorëve ose t’i orientojmë investimet jashtë vendit

Njazi Musliu, pronar i kompanisë “Euro Metal”, në emisionin “Click” në RTV21 tha se me liberalizimin e tregut të energjisë për bizneset, ato do të detyrohen ta ulin numrin e punëtorëve ose t’i zhvendosin investimet jashtë shtetit.

“Ne do të detyrohemi të vijmë te ajo formulë që e ka paraqitur Qeveria – të zbresim nën 50 punëtorë ose investimet tona t’i orientojmë jashtë, në një shtet që e mbështet biznesin, e jo si Qeveria jonë që për momentin është thuajse anti-biznes”, tha ai.


Musliu tregon pasojat me të cilat do të përballen bizneset me shtrenjtimin e energjisë elektrike

Njazi Musliu, pronar i kompanisë “Euro Metal”, në emisionin “Click” në RTV21 tregoi pasojat me të cilat do të përballen bizneset pas daljes në treg të lirë të energjisë.
Ai tha se me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike do të jenë në disfavor në tregun ndërkombëtar në raport me kompanitë rajonale.
Musliu tregoi se aktualisht paguajnë 130 mijë euro në vit për energjinë elektrike, derisa me shtrenjtimin e saj pritet të paguajnë deri në 400 mijë euro.


Musliu: Nuk jemi kundër liberalizmit të tregut, por kërkojmë kohë deri në një vit

Njazi Musliu, pronar i kompanisë “Euro Metal”, në emisionin “Click” në RTV21 tha se nuk janë kundër liberalizimit të tregut të energjisë për bizneset, por po e konsiderojnë këtë si hap të shpejtë.

“Bizneset nuk janë të përgatitura të hyjnë në këtë moment në kontratë me një kompani që as qeveria nuk e di se çfarë kompanie është. Edhe për këtë kemi hezitim dhe kemi kërkuar të shtyhet si afat së paku për një vit”, tha ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button