Një grua në Prishtinë raporton se dikush i vodhi në shtëpi para, stoli ari e pistoletë
Një grua ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë vjedhur në shtëpinë e saj para, stoli ari dhe pistoletë.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën në rrugën “Andrea Bogdani” në Prishtinë dhe e njëjta u iniciua si “Vjedhje e rëndë.
“Rr. Andrea Bogdani, Prishtinë 07.06.2025 – NN. Viktima femër kosovare, ka raportuar se në shtëpinë e saj, persona të panjohur kanë vjedhur para dhe stoli ari në vlerë të konsiderueshme, si dhe një pistoletë për të cilën ajo kishte leje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.