Sulmohen zyrtarët policor në Prishtinë

Zyrtarët policor janë sulmuar nga një person të hënën në Prishtinë.
Siç bëhet e ditur në raportin policor, sulmi ka ndodhur teksa policët ishin duke arrestuar të njëjtin.
“Prishtinë 09.06.2025-11:00. Raportohet se gjatë arrestimit të dyshuarit mashkull kosovar i njëjti kishte sulmuar edhe zyrtarët policor në kryerje të detyrës. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuar është dërguar në QKUK në repartin e psikiatrisë me urdhër të prokurorit. “, thuhet në njoftim./21Media