Aksioni në Ministrinë e Infrastrukturës, deklarohet policia

(Lajm i përditësuar)


Aksioni në Ministrinë e Infrastrukturës, deklarohet policia

Policia e Kosovës është deklaruar rreth aksionit që kanë zhvilluar në Ministrinë e Infrastrukturës.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani tha për portalin rtv21.tv  se po kryhen hetime ndaj disa personave për keqpërdorim të detyrës.

“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, sot në Prishtinë është duke kryer hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë.”, tha Kelani.


Aksion në Ministrinë e Infrastrukturës, ka të arrestuar

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë po zhvillon të enjten një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Panifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).

“Betimi për Drejtësi” merr vesh se deri tani, nga ky aksion janë arrestuar tri zyrtare të kësaj Ministrie.

Policia dhe Prokuroria, por deri tani nuk janë përgjigjur.

Ndryshe, gjatë një operacioni policor në Prishtinë, Gjilan dhe Gjakovë, Policia më 29 maj arrestoi 11 të dyshuar për keqpërdorime me patentë shoferë.

Back to top button