Abidixhiku për Kurtin: Me mua s’i funksionon

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një konferencë për media ku prezantoi agjendën 15 pikëshe të Qeverisë së Unitetit tha se Vetëvendosjes dhe kryetarit të saj nuk mund t’i funksionojë mënyra e veprimit politik, ku para dite e akuzon LDK-në për bashkëpunim me Listën Serbe dhe pasdite dërgon letër për bashkëpunim për koalicion.
“S’mund të operosh me idenë që akuzon të tjerët, deri në bashkëpunim me Listën Serbe dhe në mbrëmje dërgon letër për bashkëpunim. Kështu s’ndodh politika. Mund t’i ketë funksionuar në të kaluarën, por me mua s’i funksionon, as atij as askujt”, u shpreh Abdixhiku.
Ai po ashtu tha Lëvizjes Vetëvendosje i duhet një reformë e thellë.
‘Jo, jo, nuk është e mbyllur për asnjë parti për të ardhmen. Ne nuk kemi blloqe afatgjate, unë po flas për atë çfarë kemi parë për katër vitet e fundit, për çfarë kemi deklaruar për katër vitet e fundit, dhe integritetin politik tonin. Ne besojmë thellësisht që VV-së i duhet një reformatim i thellë, mënyrën se si bën politikë, mënyrën se si diskuton me partnerët. Fakti që e vendos në korner vetën në qosh, dhe s’del zgjidhje me 48 deputetë, do të duhej të ishte me shenjë e mjaftueshme për një parti që diçka s’është në rregull me ju’’, u shpreh ai.