Lideri i opozitës izraelite bën thirrje për përfshirje të SHBA-së në konfliktin me Iranin

Udhëheqësi i opozitës izraelite, Yair Lapid, i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të përfshihen në luftën në Iran, duke e ndihmuar Izraelin të godasë vende të fortifikuara rëndë, siç është impianti i pasurimit bërthamor në Fordow.
Lapid, i cili kryeson partinë Yesh Atid, tha se vendimi i takon Presidentit të SHBA-së Donald Trump, por shtoi: “Ky është një kërcënim për të gjithë globin.”, raporton CNN përcjell portali rtv21.tv
Lapid tha se Izraeli “do të duhet të vazhdojë derisa të jemi të sigurt se Irani nuk ka aftësinë të bëhet një kërcënim bërthamor për popullin e Izraelit”.
Të dielën, CNN raportoi se Trump hodhi poshtë një plan izraelit për të vrarë udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei./21Media