Abuzoi seksualisht me një të mitur, arrestohet

Një person është arrestuar në Novobërdë pasi që dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur.

“DHUNIM / KEQPERDORIM I FËMIJEV NË PORNOGRAFI- Novobërdë / 13.06.2025 – 14:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që me datën 13.06.2025 dyshohet se kishte abuzuar seksualisht me viktimën femër kosovare si dhe i njëjti kishte shpërndarë një video incizim. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./21Media

Back to top button