Izraeli tha se ra dakord për armëpushim pas “suksesit të jashtëzakonshëm” në Iran

Izraeli tha se ra dakord me propozimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për armëpushim pas sukseseve të tij ushtarake në Iran, në një deklaratë në emër të qeverisë së Kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Komentet e para zyrtare të Izraelit në lidhje me armëpushimin – tha se Izraeli kishte arritur të gjitha objektivat e tij “dhe shumë më tepër” pas gati dy javësh sulmesh ndaj Iranit.

“Izraeli ka eliminuar një kërcënim të menjëhershëm dhe të dyfishtë ekzistencial – si në fushën bërthamore ashtu edhe në fushën e raketave balistike”, thuhet në deklaratë.

“Përveç kësaj, IDF ka arritur kontroll të plotë ajror mbi qiellin e Teheranit, i ka dhënë një goditje të rëndë udhëheqjes ushtarake iraniane dhe ka shkatërruar dhjetëra objektiva kyçe të regjimit në Iran.”

Izraeli falënderoi Trumpin dhe SHBA-në për mbështetjen e saj ushtarake “në eliminimin e kërcënimit bërthamor iranian”.

“Izraeli do t’i përgjigjet me forcë çdo shkeljeje të armëpushimit”, paralajmëroi deklarata./21Media

Back to top button