Disa serbë nxisin gjuhë të urrejtjes, ndalohen nga policia

Ka përfunduar manifestimi për shënimin e Vidovdanit në afërsi të Obiliqit, konkretisht në Gazimistan. Megjithatë, disa serbë nuk kanë lënë pa provokuar e nxitur gjuhën e urrejtjes.
Gjatë hyrjes për në vendin ku pritej të mbahej manifestimi, policia gjeti gjëra të ndryshme të ndaluar që të bartën me vete, bluza me mbishkrime provokuese, përfshirë flamur e armë të plastikës.
Ndërkohë, me të përfunduar manifestimi, kanë nisur provokimet e ndryshme dhe brohoritjet ”Kosova është Serbi”.
Pas përfundimit të shënimit të Vidovdanit, në dalje, Policia e Kosovës i ka ndalur disa persona dhe po vazhdon të ndalë të tjerë, të cilët dyshohen që kanë nxitur urrejtje apo kanë bërë veprime të jashtëligjshme. /kp