Begaj uron ShBA-në për 4 Korrikun, e falënderon për mbështetjen e Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar popullin amerikan për 4 Korrikun, 249-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në nderim të kësaj dite, Begaj, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në platformën “X” shprehu mirënjohje për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë dhe përkushtimin për të qëndruar të bashkuar e për të forcuar këto lidhje.

“Në këtë ditë feste për miqtë dhe aleatët tanë amerikanë, Shqipëria shpreh mirënjohjen më të thellë për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qëndrojmë të bashkuar në përkushtimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, paqes dhe sigurisë globale, duke shpresuar në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy kombeve tona të mrekullueshme”, ka shkruar Begaj.

Back to top button