Ushtruan dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit, policia interviston çiftin nga Prishtina

Një çift nga Prishtina të shtunën janë intervistuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri tjetrit për shkak të mosmarrëveshjeve mes tyre.

Bëhet e ditur se si pasojë e dhunës të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa në konsultim me prokurorin rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

“Dy të dyshuarit mashkull dhe femër kosovar/e të cilët janë në lidhje dashurie janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve të cilët për shkak të mosmarrëveshjeve kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri tjetrit. Si pasoj e dhunës të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Back to top button