PDK, LDK dhe AAK protestojnë në foltore, Dehari ua ndalë mikrofonin

Edhe në seancën e 43-të konstituive protestuan paritë si PDK, LDK, dhe AAK duke bërë thirrje nga foltorja që të respektohet Kushtetuta.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi tha: “Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës dhe në emër të përgjegjësisë ndaj qytetarëve që na kanë votuar, ju ftoj, i nderuar kryesues, që ta ushtroni detyrën tuaj pa anshmëri, me integritet…”.

Fjala iu ndal shpejt.

“Regjia le t’ia ndalë mikrofonin, ju lutem”, porositi Dehari.

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, kërkoi kthim në “kornizën kushtetuese”.

Kthehuni në kornizën kushtetuese. Ta tejkalojmë këtë show, këtë cirk politik”.

Edhe atij, Dehari ia ndali fjalën me shpejtësi.

Ndërsa deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ironizoi sërish duke e propozuar Albin Kurtin për anëtar të komisionit për votim të fshehtë.

Back to top button