Bajrami para seancës : Ky është definicioni i çmendurisë dhe budallakisë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami para seancës konstituive të Kuvendit, tha se ajo çfarë po ndodh është e turpshme.
“Është seancë e 46 dhe përpjekja e 37 për të futur në votim një diçka arbitrare dhe komplet jashtë rendit të ditës , është hera e 37-të që deputetët e Kosovës refuzojnë të votojnë në mënyrë të fshehur“, u shpreh Bajrami për RTv21
:Unë besoj se tanimë nuk është në pyetje kush është fajtori, ai dihet, është e 46-ta herë që tentohet diçka për të cilën rezultati apriori, ky është definicioni i çmendurisë i budallakisë është vënë në psorvë nga LVV-ja për të 46 herë, është sot hera e 37 që ne do të refuzojmë të votojmë formimin e komisionit të fshehtë., tha Bajrami.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?