Policia po heton një rast të vdekjes në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash.
Ngjarja raportohet që ka ndodhur të hënën.
Sipas raportit 24-orësh thuhet se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.
“Dragash / 14.07.2025 – NN. Raportohet se në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash është sjellë pa shenja jete viktima femër kosovare, kurse me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /21Media