Bajrami reagon pas vendimit të Gjykatës Supreme: Hekuran, mos derdh lot krokodilli

Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar për vendimin e Gjykatës Supreme që shpall të paligjshëm një vendim të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati lidhur me arkat fiskale.
Përmes një postimi në Facebook, Bajrami thotë që ky veprim do duhej të bëhej që në vitin e dytë të mandatit të Muratit si ministër.
“Hekuran, mos derdh lot krokodilli, sepse askush më shumë se ti nuk e ka ndihmuar këtë monopol, katër vjet veç i ke kqyrë seri.A duhet të bëhet digjitalizimi i fiskalizimit? PO, sa më parë! Dhe ti Hekuran deputeti këtë është dashur ta bëje në vitin e dytë të qeverisjes si ministër, nëse s’ka pasur mundësi ta bëje vitin e parë, por ja që ka vendosur të nxjerrësh udhëzim administrativ vetëm kur të ka përfunduar mandati.
Tutje, Bajrami ka kërkuar edhe reagimin e Prokurorisë Speciale të cilën e ftoi që t’i trajtojë kallëzimet penale të LDK-së kundër deputetëve të Vetëvendosjes.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?