Kaloni te përmbajtja kryesore

Peci: Qeveria po kalon në diktaturë, kapje e shtetit me zor

(Lajm i përditësuar)

Peci: Qeveria po kalon në diktaturë, kapje e shtetit me zor

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 duke komentuar reagimet e Qeverisë në detyrë ndaj Gjykatës Speciale, tha se ”Qeveria po kalon në diktaturë”.

“Mënyra se si po vepron një Qeveri që de facto nuk ekziston pas vendimit të Gjykatës Supreme, është rrugë drejt diktaturës. Kjo është mbajtje e pushtetit me zor, refuzim i vendimeve të gjykatave – kjo është diktaturë. Nuk e njeh gjykatën, thotë: ‘vetëm çka them unë vlen’. Kur arrin në këtë pikë, me emër e mbiemër, atëherë ke hyrë në diktaturë,” tha Peci.


Peci: Qeveria sulmon Gjykatën Speciale për të ruajtur pushtetin, Presidentja, e zënë me udhëtime

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 duke komentuar reagimet e Qeverisë në detyrë ndaj Gjykatës Speciale, tha se mënyra e veprimit të pushtetit aktual nuk është befasi, pasi, sipas tij, kjo Qeveri nuk zgjedh asnjë mjet për ta ruajtur pushtetin, qoftë edhe duke cenuar parimin e ndarjes së pushteteve.

“Nuk duhet të habitemi me mënyrën si veprojnë këta, sepse nuk zgjedhin asnjë mjet për t’i arritur qëllimet e tyre – çdo mjet të mundshëm për ta mbajtur pushtetin, edhe pa respektuar ndarjen e pushteteve,” u shpreh Peci.

Teksa foli për rolin e Presidentes në këtë situatë, Peci tha ”Presidentja është shumë e zënë me udhëtime jashtë vendit”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button