Situata me zjarret në Shqipëri, Vengu: Dronët Bayraktar TB2 kanë realizuar mbifluturime mbi 18 vatrat aktive

Shqipëria është duke u përballur me një situatë alarmante zjarresh në disa vende të territorit, ndërsa temperaturat ekstreme që sot kanë arrijnë deri në 43 gradë Celsius kanë përkeqësuar përhapjen e flakëve.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se që në orët e para të mëngjesit janë angazhuar dronët Bayraktar TB2 të Forcës Ajrore, të cilët kanë kryer mbifluturime mbi 18 vatra aktive për të vlerësuar nga ajri shkallën e rrezikut.

“Që në orët e para të mëngjesit dronët Bayrakatar TB2 të Forca Ajrore kanë realizuar mbifluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar nivelin e riskut. Ekuipazhet e 🚁 dhe efektivët tanë🪖🧑‍🚒 në terren në gatishmëri për të ndërhyrë kudo në territor, me përparësi në zonat e banuara,” ka shkruar Vengu. /21Media

 

Back to top button