Kaloni te përmbajtja kryesore

‘Ah biri im…’, Parashqevinë e ‘mbytë’ malli për djalin

Këngëtarja ikonike shqiptare, Parashqevi Simaku, ka ndarë dje në Facebook një fotografi të rrallë nga koha kur mbante në krahë të birin, Luke Nolfe, si foshnjë.

E shoqëruar me një dedikim zemërthyes, postimi vjen si një kujtesë e dhimbshme e lidhjes së pathyeshme mes një nëne dhe fëmijës së saj, pavarësisht kohës dhe rrethanave.

“Ah, biri im… kur të mbajta për herë të parë, bota u bë e imja. Me ty në duar, edhe sikur bota të shembej, s’mund të më rrëzonte. Por tani… disi, jemi larg. Dhe kjo më thyen më shumë se çdo fund. Luke, zemra ime, të dua sa botën”, ka shkruar ajo.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button