Osmani: Adem Demaçi ishte simboli i qëndresës dhe disidenti i pathyeshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar me respekt figurën e Adem Demaçit, duke e cilësuar atë si simbolin e qëndresës, disidentin e pathyeshëm dhe zërin e të pambrojturve.
Osmani theksoi se Adem Demaçi ishte një njeri i lirë edhe gjatë periudhave më të vështira, duke mbajtur qëndrime të qarta dhe të guximshme edhe kur ishte prapa grilave.
“Në vend të hakmarrjes, ai predikoi paqen. Në vend të urrejtjes, ai mbolli pajtimin. Në vend të frikës, ai fliste me guxim për të vërtetën,” tha presidentja Osmani.
Ajo vlerësoi sakrificën e Demaçit, i cili ia kushtoi lirinë e tij personale lirisë kolektive të popullit të tij.
“Emri i tij do të jetojë sa vetë liria! Qoftë i përjetshëm kujtimi për Bacën Adem!” përfundoi Osmani.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?