Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Pasdite do të ketë paraqitje lokale të paqëndrueshmërisë me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 10 deri në 19 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 28 deri në 35 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 33 gradë.
Nën ndikimin e një mase ajrore të lagësht dhe të paqëndrueshme, të hënën në shumë vende do të ketë mot të paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Lokalisht, proceset do të jenë më intensive me kushte për mot të keq, erë të fuqishme dhe paraqitje të izoluar të breshrit. Të martën do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të paqëndrueshmërisë, ndërsa nga e mërkura do të mbizotërojë mot kryesisht stabil me rritje graduale të temperaturave ditore./TV21