Kaloni te përmbajtja kryesore

​“Emina’s Hand” dhuron 10 mijë dollarë për themelimin e Bibliotekës së Fëmijëve

Emina’s Hand, fondacioni i Emina Çunmalaj, së bashku me komunitetin shqiptaro-amerikan, ndërkombëtarë dhe shumë të tjerë, kanë bërë një donacion me vlerë prej 10,000 dollarësh për themelimin e Bibliotekës së Fëmijëve në Prishtinë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi këtë në një ceremonie ku priti filantropen dhe humanisten me origjinë shqiptare, Emina Çunmulaj, e cila ka dedikuar donacionin e fundit një hapësire të ngrohtë ku fëmijët mund të ndjehen të lirë të lexojnë.

“Në fillim të vitit në Miami, [Çunmalaj] organizoi një event për mbledhje fondesh, ku mblodhi donacion nga komuniteti shqiptaro-amerikan dhe komuniteti ndërkombëtar, për të i ndihmuar fëmijët tanë këtu në kryeqytet. Është një iniciativë e mrekullueshme, që bashkohet me iniciativën që kemi marrë ne si komunë për të krijuar bibliotekën e parë për fëmijë këtu së bashku me ‘Library Project’ ku si vullnetare ka qenë Kristale [Rama], si shtyese kyçe, se ka parë mungesë të madhe në Prishtinë. Shpresojmë që këtë mungesë ta transferojmë me hapësira ku fëmijët tanë mund të vijnë dhe të jenë pjesë e një hapësire jashtë mjeteve elektronike ku bashkohen me fëmijët tjerë, ëndërrojnë dhe bëhen pjesë e një shoqërie pozitve për të ardhmen e kryeqytetit tonë”, tha ai.

Fakti që deri më tani në tërë kryeqytetin nuk ekzistonte një bibliotekë e pavarur e fëmijëve, shtyu Çunmalaj-n të përfshihej në këtë projekt.

“Kur e kuptova që në tërë Prishtinën nuk ekziston një bibliotekë e fëmijëve, jo e kapur për një shkollë apo një bibliotekë tjetër, një bibliotekë e pavarur, atëherë, pa menduar i thashë ‘më konsidero të përfshirë’, jam aty në secilën mënyrë që mundem të iu ndihmojë pa fund. Këtë vit për Ditën e Pavarësisë, në ngjarjen që organizova në Miami, ke ardhur dhe na ke përkrahur, ke shprehur idenë e bibliotekës… Këto para që dhurohen sot për bibliotekën, nuk vijnë nga unë, por nga i gjithë populli që u bashkua atë natë, sepse besojnë se fëmijët meritojnë të kenë në një vend ku mund të vijnë, të shëndetshëm, ku ndoshta mund të ikin nga problemet familjare, ku nuk do të jenë të rrethuar nga rrjetet sociale”, tha ajo.

Në ngjarje ishin edhe fëmijët e komunës, të cilët, me një buqetë lulesh dhe një kolazh që pasqyronte iniciativën, falënderuan Eminen për kontributin e saj.

Ata kanë qenë pjesë e procesit që nga fillimi, duke kontribuar në hartimin e dizajnit të bibliotekës mbi temën ‘demokraci’. /kp

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button