Zgjedhja e nënkryetarit serb kalon në formatin e shortit

Pasi Slavko Simiq i propozuari i Listës Serbe për kryetar të Kuvendit nuk mori votat për këtë post për tri herë radhazi , kryetari i Kuvendit Dimal Basha ka marrë vendim që zgjedhja e nënkryetarit serb të kalojë në formatin me short.
Sipas Bashës vendimin e ka arsyetuar duke përmendur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka përcaktuar në vendimin e disa ditëve më parë se një kandidat mund të propozohet deri në tri herë.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?