Zhegrova konfirmon se ka marrë pasaportën shqiptare

Edon Zhegrova ka marrë pasaportën shqiptare, një hap i rëndësishëm që mund ta afrojë edhe më shumë me transferimin e tij te Juventusi.
Anësori i Kosovës, i cili aktualisht aktivizohet në Ligue 1, tashmë do të përfitojë nga rregullorja e re e Serie A, ku që nga sezoni i kaluar futbollistët shqiptarë nuk konsiderohen si të huaj. Kjo do të thotë se nëse kalon te “Zonja e Vjetër”, Zhegrova do të regjistrohej si lojtar vendor dhe nuk do të zinte një nga vendet e limituara për të huajt.
Ky detaj e bën transferimin e tij edhe më të lehtë për Juventusin, i cili shpesh është i kufizuar nga rregullat për numrin e lojtarëve jo-BE në skuadër. Interesimi i bardhezinjve për Zhegrovën është raportuar prej kohësh, dhe pajisja e tij me pasaportë shqiptare shihet si një avantazh i madh për klubin torinez në përpjekjet për ta sjellë në Serie A.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?