Kaloni te përmbajtja kryesore

Krasniqi: Ilmi Ramadani, figurë e shquar e rezistencës dhe shtetndërtimit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur ngushëllimet e tij pas ndarjes nga jeta të Ilmi Ramadanit, duke e cilësuar atë si një figurë të shquar të rezistencës dhe shtetndërtimit.

“Sot i dhamë lamtumirën e fundit Ilmi Ramadanit – njeriut që tërë jetën ishte në shërbim të lirisë dhe kauzës kombëtare. Nga angazhimi në ilegalitet, burgjet politike, te radhët e UÇK-së, e deri te ndërtimi i institucioneve të Kosovës, Ilmiu mbeti gjithmonë i përkushtuar ndaj atdheut”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Duke ngushëlluar familjen, miqtë dhe të gjithë popullin e Kosovës, Krasniqi tha se Kosova ka humbur një personalitet të rrallë, jetën dhe veprën e të cilit tha se do ta kujtojë gjithmonë me respektin më të lartë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button