KQZ-ja vijon de-certifikimin e kandidatëve për zgjedhjet e 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, ku do të vijojë me rekomandimet për de-certifikimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Mbledhja është njoftuar të filloj në orën 11:00.

Gjatë takimit, KQZ-ja po ashtu do të shqyrtojë dhe miratojë procedurën standarde të veprimit për votimin jashtë Kosovës, si dhe vlerësimin e pakove me fletëvotime.

Ky është rendi i ditës:

1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

2. Aktivitetet e Zyrës

2.1. Rekomandim për de certifikimin e kandidatëve për Zgjedhjet Lokale 2025;

3. Këshillat e KQZ

3.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore

3.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i Procedures Standarde të Veprimit për Votimin Jashtë Kosovës dhe Vlerësimin e Pakove me Fletëvotime

3.2. Këshilli për Informim Publik

3.2.1. Shqyrtimi dhe miratimi i Projektit “Java e Zgjedhjeve”

4. Të ndryshme

Back to top button