Ndarja e 2 milionë eurove, Kurti: Është subvencionim i linjave ajrore – s’ka të bëjë me zgjedhjet

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mbrojtur vendimin e Qeverisë për ndarjen e 2 milionë eurove për subvencionimin e linjave ajrore që lidhin Aeroportin “Adem Jashari” me destinacionet prej nga vjen mërgata kosovare, duke arsyetuar se edhe shumë shtete tjera e bëjnë.
Ai tha se masa është marrë për të parandaluar anulimin e fluturimeve gjatë muajve korrik dhe gusht, si pasojë e rritjes së kostos së karburantit.
Sipas Kurtit, anulimi i fluturimeve do të ndikonte negativisht tek bashkatdhetarët dhe ekonomia e vendit, pasi një numër i madh i mërgimtarëve nuk do të mund të vizitonin Kosovën gjatë verës.
Ai theksoi se subvencionimi mbulon periudhën deri në fund të tetorit dhe se nuk ka të bëjë me blerje biletash apo organizim për zgjedhje, por me një skemë mbështetëse që, sipas tij, aplikohet edhe nga shtetet e rajonit.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?