Zelensky: Rusia e shënjestroi qëllimshëm Poloninë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha Rusia e vuri në shënjestër qëllimshëm edhe Poloninë derisa po e bombardonte Ukrainën gjatë natës.

Përmes një postimi në platformën “X”, Zelensky ka thënë se Ukraina është gati t’i ndihmojë Polonisë në ndërtimin e një sistemi efektiv paralajmërimi dhe mbrojtjeje kundër kërcënimeve të tilla ruse.

“Gjithnjë e më shumë prova tregojnë se ky veprim, ky drejtim i sulmit, nuk ishte rastësi. Ukraina është gjithashtu gati t’i ndihmojë Polonisë në ndërtimin e një sistemi efektiv paralajmërimi dhe mbrojtjeje kundër kërcënimeve të tilla ruse”, ka shkruar ai.

Back to top button