Kraki: Opozita është në të njëjtën vijë me Listën Serbe

Deputeti i LVV-së, Nezir Kraki, i është përgjigjur kritikave të partive të ish-opozitës të cilët e kanë akuzuar LVV-në se për presion mbi Gjykatën Kushtetuese.
Deputeti Kraki, tha për RTV21 se opozita është në një linjë me Listën Serbe.
‘’Unë kam mbetur shumë i habitur dhe i zhgenjym me qëndrimin e fundit të kryetarit të LDK-së i cili realisht kur flet për mbrojtjen e Kushtetutës dhe po len të nënkuptohet se Lista Serbe ka të drejtë në kërkesën e saj pranë Gjykatën Kushtetuese, sepse ky ka qenë pretendimi i LDK-së prej fillimit. Prej asaj dite kur nuk u zgjodh asnjëri nga Lista Serbe. Kur LDK është duke thënë se është për mbrojtjen e Kushtetutës në fakt ajo është duke thënë që Lista Serbe të dëgjohet dhe ti jepet ajo që i takom. Opozita është në të njëjtën vij me Listën Serbe. Duke u rreshtuar në këtë formë opozita, ajo po i thotë Gjykatës Kushtetuese që ta forcoj komunitetin serb në Kosovë. Opozita duke pretendu se i është bërë një e padrejtë Listes Serbe në Kuvend ajo është duke thënë saktësisht të njëjtën gjë sikur Lista Serbe dhe i bashkangjitët kërkesës së saj në Kushtetuese”, deklaroi Kraki. /RTV21