Kasapolli: Sipas Kurtit, mbështetja e SHBA-ve ka qenë formë nënshtrimi për Kosovën

Analisti politik, Gëzim Kasapolli, në “Click” të RTV21, ka komentuaar gjendjen aktuale në raportet mes Kosovës dhe aleatëve perëndimorë.
Ai theksoi se epoka kur Kosova mund të mbështetej pa kushte te SHBA-të ka përfunduar, dhe se tani kërkohet një qasje e pjekur dhe bashkëpunuese.
Kasapolli kritikoi qasjen e promovuar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, duke thënë se ai ka ndërtuar një narrativë të rrezikshme sikur bashkëpunimi me SHBA-në dhe BE-në ka qenë akt nënshtrimi, kur në fakt qëllimi i partneritetit ka qenë koordinimi për sukses të përbashkët.
“Koha kur kemi mundur të llogarisim në SHBA ka kaluar. Na duhet t’u tregojmë që jemi në rrugën e duhur dhe të pjekur për bashkëpunim me ta. Ekziston një narrativë e nënshtrimit, të cilën Albin Kurti e ka promovuar – se ne kemi qenë të nënshtruar ndaj SHBA-ve dhe BE-së. Qëllimi nuk ka qenë nënshtrimi, por koordinimi me ta, në mënyrë që misioni të jetë i suksesshëm”, tha Kasapolli./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?