Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident mes tri veturave në autostradën “Arbër Xhaferi”

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 20:00, në autostradën “Arbër Xhaferi”.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i cili ka treguar se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe për pasojë një person është lënduar.

“Pak para orës 20:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën “Arbër Xhaferi”, drejtimi Babush-Bibaj. Njësia policore e trafikut nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Policia ka bërë vend-shikimin e vendit të ngjarjes”, ka thënë Krasniqi

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button