Kaloni te përmbajtja kryesore

Krasniqi i AAK-së synon pyllëzimin e zonës së KEK-ut me ndihmën e mërgatës

(Lajm i përditësuar)


Krasniqi i AAK-së synon pyllëzimin e zonës së KEK-ut me ndihmën e mërgatës

Kandidati i AAK-së për kryetar të Obiliqit, Ali Krasniqi, ka treguar planin e tij për mbrojtjen e ambientit në këtë qytet.

Ndërtimi i parqeve në qytet, ndërtimi i parqeve të lodrave në Breznicë dhe Plemetin, mbjellja e drunjve për gjatë rrugëve kryesore dhe lokale ishin prioritetet e tij, derisa tregoi edhe një projekt për pyllëzimin e zonës së KEK-ut.

“Nëse në mandatin që marr unë, me ndihmën e mërgatës, unë e kam të gatshme një marrëveshje, brenda vitit të parë do të vijnë 100 mijë fidane nga jashtë, e cila na mundëson pyllëzimin e zonës së KEK-ut”.


Krasniqi i AAK-së shpalos platformën me të cilën garon për kryetar të Obiliqit

Kandidati i AAK-së për kryetar të Obiliqit, Ali Krasniqi, në debatin zgjedhor në RTV21 tregoi platformën me të cilën ai po garon për këtë post në zgjedhjet komunale.

“Platforma jonë është e mbështetur në shtatë shtylla kryesore: infrastrukturë, arsim, shëndetësi, zhvillim ekonomik, rini e sport, mjedis, kulturë dhe bujqësi”, tha ai.

Sipas tij, Komuna e Obiliqit ka potencial, por nuk është e zhvilluar./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button