AAK prezanton platformën “Kamenica me një progres konkret”, fokus në ekonomi, arsim dhe shëndetësi

Kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, në debatin zgjedhor në RTV21 ka shpalosur platformën e tij qeverisëse, të titulluar “Kamenica me një progres konkret”.

Ai theksoi se prioriteti i tij do të jetë ndërtimi i një qeverisje transparente dhe me llogaridhënie të plotë.

“Platforma jonë bazohet në transparencë dhe llogaridhënie. Synojmë zhvillim ekonomik përmes bujqësisë dhe turizmit malor, si dhe mbështetje të vazhdueshme për bizneset. Do të garantojmë arsim dhe shëndetësi cilësore për të gjithë qytetarët. Përzgjedhja e drejtorëve të shkollave do të bëhet me procedura tërësisht transparente. Do të vendosim praktika profesionale me pagesë për të rinjtë në bashkëpunim me bizneset lokale, si dhe do të angazhohemi për sigurimin fizik të shkollave. Në sektorin e shëndetësisë, do të ofrojmë shërbime cilësore dhe do të blejmë katër autoambulanca të reja për komunën. Po ashtu, do të subvencionojmë nënat lehona, në varësi të vendbanimit të tyre,” deklaroi Jakupi.”./21Media

Back to top button