Gara për Kamenicën, Surdulli kryetarit aktual: Mos i rrej qytetarët

Në debatin zgjedhor të mbajtur në RTV21, kandidati i LDK-së për kryetar të Kamenicës, Shaip Surdulli, ka replikuar ashpër ndaj kandidatit të VV-së dhe kryetarit aktual të komunës, Kadri Rahimaj, lidhur me çështjen e funksionimit të ujësjellësve në komunë.

“Kryetari duhet të jetë i sinqertë dhe të mos gënjejë se ujësjellësit po funksionojnë. Mos i rrej qytetarët – ku do që shkoni, pyesni njerëzit nëse uji u vjen në shtëpi. Ata e dinë të vërtetën,” tha Surdulli.

Në kundërpërgjigje, kryetari aktual Kadri Rahimaj tha:


“Kërkoj prej profesorit që ta ruajë gjuhën dhe fjalorin. Nuk jemi duke gënjyer.”./21Media

Back to top button