Kaloni te përmbajtja kryesore

Cana i thotë Latifit autokrat dhe se e mendon veten si mbret, ky ia kthen: Kandidat i zorit, ke qenë i arrestuar

Gjatë debatit zgjedhor në RTV21 pati përplasje mes kandidatit të PDK-së, Edon Canës, dhe kandidatit të AAK-së, Smajl Latifit, njëherësh kryetar aktual.

Cana e quajti Latifin autokrat.

“Sillet sikur të ishte autokrat, në një formë diktatoriale, edhe këtë të gjithë komuna jonë e di. Janë edhe fakte publike që ky edhe kryesuesin e asamblesë në mënyrë të dhunshme ia ka marrë fjalën, dhe ky kështu e konsideron autokrat, e mendon veten si mbret”, tha ai.

Latifi mohoi të jetë sundimtar i Rahovecit.

“Unë e respektoj PDK-në, por ky është kandidat i zorit edhe ka me ia dhënë dorën ka me i kriju kushtet për gastronom, se ia ka dorën. Nuk jam sundimtar dhe me taksat e banorëve kurrë nuk kam luajtur”, tha ai.

Cana e pyeti: “A ke ndonjë projekt nën hetime?”, derisa Latifi tha për Canën se ka probleme me ligjin dhe ishte i arrestuar./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button